Telegrafi

Tayna dhe Dafina Zeqiri sjellin së shpejti duetin “Bye bye”

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna kanë mbledhur së fundmi forcat për një bashkëpunim.

Ato kanë përfunduar së incizuari këngën e tyre të re, gjersa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.

“Bye bye” titullohet projekti i tyre më i ri muzikor, në klipin e së cilës Tayna dhe Dafina do të vijnë me një paraqitje mjaft atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Si njëra si tjetra kanë qenë shumë aktive gjatë verës me projekte të shumta në muzikë, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Tayna solli në fillim të sezonit këngën “Caliente”, ndërsa së fundmi edhe “Pasite” – bashkëpunimin me MC Kreshën dhe Lyrical Son.

Dafina ndërkohë pas suksesit me këngën “LA Reina” të publikuar muaj më parë, solli duetin “Lule lule” me reperin Lumi B, që gjithashtu u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/