Dy yjet e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.
Së fundmi, është vet këngëtarja Zeqiri e cila ka bërë të ditur se projekti i tyre lansohet gjatë ditës së sotme, pikërisht për festën e Kurban Bajramit.
“Boy bye”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që besohet se do të mirëpritet nga publiku.
Të njëjtat po vazhdojnë të jenë tejet të angazhuara në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme në mbarë trojet shqiptare. /Telegrafi/