Dy rap-artistët të suksesshëm të estradës shqiptare kanë bashkuar forcat për një projekti të parë së bashku.
Reperja Tayna ka lansuar duetin e parë me reperin, Buta me titullin “Mashalla x hajde gëzuar” që tashmë gjendet në YouTube.
Kënga u shoqërua edhe me videoklip ku dyshja dukeshin me mjaft stil, e për realizimin të cilit u përkujdes Entermedia.
Ndërkohë, teksti i këngës u shkrua nga Tayna ndërsa producent janë Don Gima dhe DJ Viper.
Ndërsa, sonte ( e enjte) pak para mesnatës Tayna ka njoftuar lansimin në të gjitha platformat të albumit të parë në karrierë “Bipolar”.
Doruntina Shala (emri i plotë) zbuloi gjithashtu se pjesë e albumit do të jenë edhe dy këngën të reja si befasi për fansat.
Në anën tjetër, Buta pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin me Agon “Terapi”. /Telegrafi/