Tayna dhe Ardian Bujupi kanë publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“O jetë” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Ata kanë bërë një kominbim e paraqitje të mrekullueshme në videoklip.
Teksti është shkruar nga vet reperja në bashkëpunim me Ardianin dhe Geskon, kurse ky I fundit u kujdes edhe për producimin.
Për vijën melodike po ashtu janë kujdesur të njëjtit me ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.
Ky duket të jetë një projekt përmbyllës I tyre për këtë vit, ndonëse kanë sjell përplot këngë të tjera.
Ata janë prej vitesh pjesë e estradës dhe pëlqehen mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/