Site icon Telegrafi

Tayna bën një sqarim rreth albumit “Bipolar”: Këngët do të publikohen një nga një, secilës do iu kushtohet vëmendja që meritojnë

Reperja e njohur shqiptare, Tayna prej kohësh ka paralajmëruar albumin e parë në karrierë.

Deri më tani ajo ka vazhduar të publikoi projekt të reja që do të jenë pjesë e albumit që mban titullin “bipolar”.

Ndërsa, përmes një postimi që ka bërë së fundmi në Instagram, autorja e “Teket” ka sqaruar se të gjitha këngëve të albumit do të iu kushtohet vëmendja që e meritojnë.

Foto: Tayna/Instagram

Ajo tha se kanë mbetur edhe pak këngë deri në përfundim të albumit dhe se do të gjitha do të lansohen një pas një.

“Edhe pak këngë kanë mbetë deri në përfundimin e albumit “Bipolar”. Deri tash janë publiku nëntë këngë (“Heroinat”; “OFG”; “Pijetore”; “S’du me ni”; “Alpha&Omega”; “Tequila”; “Valle”; “Teket”; “Anaconda”). Kemi vendos që krejt këngëve me ua kushtuar vëmendjen edhe kohën që e meritojnë, meqë secila është ndryshe nga tjetra, për atë arsye pi i publikoj një nga një dhe jo krejt menjëherë. Faleminderit për durimin edhe përkrahjen që ma keni dhënë në ndërkohë. Ju dua!”, ka shkruar reperja.

Kujtojmë që projekti i fundit i reperes nga Prizreni “Anaconda” erdhi pak ditë më parë e që është një bashkëpunim me reperin Kidda. /Telegrafi/

Exit mobile version