Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çdo ditë e më shumë.
Bukuroshja, e cila shquhet për dukjen atraktive, këtë herë ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.
Ajo njofton se ka ndërruar ngjyrën e flokëve dhe tashmë është kthyer në rozë ashtu siç i kishte dikur.
Ajo po ashtu është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Në këto të fundit të publikuara në InstaStory, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) vjen në top formë, përkundër se shfaqet më ndryshe.
Flokët e valëzuara e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse teksa ka pozuar para pasqyrës, duke mos ngurruar të vë në pah edhe linjat trupore.
Sa i përket projekteve muzikore, Tayna aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit “Edhe ti” me reperin Mozzik që u prit mjaft mirë dhe ka grumbulluar mbi 13 milionë klikime në platformën, YouTube.
Ajo është mjaft e angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme për të qenë sa më afër fansave të saj. /Telegrafi/