Reperja e njohur, Tayna, këto ditë ka qëndruar në Shqipëri, ku ka shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit fotografi atraktive nga pushimet, duke marrë vëmendjen me pozat e saj me bikini.
Ndërkohë, teksa ka qëndruar atje, Taynaka vizituar edhe një prej salloneve më të mira të bukurisë në Tiranë, ku edhe ka bërë ndryshimin e ri në dukjen e saj.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, rep-artistja u bëri të ditur fansave se ka vendosur të ndryshojë drastikisht stilin e flokëve.
Ajo i ka bërë flokët e saj me rasta, duke marrë kështu një pamje krejt tjetër nga ajo e zakonshmja.
Pëlqimet dhe komentet nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen e saj të re.
23-vjeçarja përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bass”, që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/