Taylor Swift dhe Katy Perry duket se kanë arritur të pajtohen pas një mosmarrëveshje të muajve më parë.
Swift ka publikuar një letër me zarf që i ka dërguar armikja e saj prej gjashtë vitesh me Katyn.
Ylli i ‘Look What You Made Me Do’ shkruan mbi zarf: “Faleminderit Katy” dhe e shoqëroi mesazhin me dy zemra “emoji”.
Është e vështirë të lexohet se çfarë është shkruar në letër. Por, Daily Mail ka arritur të deshifrojë disa nga fjalët “Kam reflektuar mbi grindjen tonë dhe ndjenjat midis nesh… me vjen shumë keq.”
Kjo letër vjen një vit pasi Katy tha se dëshironte t’i jepte fund grindjes së tyre.
Këngëtaret janë përfshirë në një zënkë kur Taylor pretendoi se këngëtarja e ‘Bon Appetit’ i vodhi tre nga balerinët e saj gjatë turneut ‘Red’ në vitin 2012. /Telegrafi/