Telegrafi

Taylor Swift – Këngëtarja më e paguar në vitin 2019

Në fillim të këtij viti, Forbes zbuloi listën e saj të të famshmëve me pagë më të lartë dhe Taylor Swift zuri vendin e parë, pasi fitoi 185 milionë dollarë nga qershori 2018 deri në qershor të vitit 2019.

Biondja e mundi Kylie Jennerin dhe sipas listës së re të Forbes,  listës më të lartë në botë – ajo është numër një në industrinë e saj gjithashtu.

Të ardhurat prej 185 milionë dollarësh tejkaluan edhe miliona dollarët e Beyonces. Mbretëresha B është numri dy në listë, më pas është Rihanna, e cila fitoi afro 62 milion dollarë.

29-vjeçarja Swift po kalon lart performancën e saj VMA, gjatë së cilës ajo këndoi dy këngë të albumit të ri, “Lover”.

Por. ishte albumi dhe turneu i mëparshëm i Swift që i fitoi asaj kaq shumë para. Turneu i saj botëror “Reputation” për vitin 2018 grumbulloi pak më shumë se 266 milionë dollarë, turneu me fitimin më të madh ndonjëherë.

Në krahasim me Swift dhe këngëtarët e tjerë në listën e Forbes, aktoret fituan shumë më pak. Scarlett Johansson, aktorja më e paguar në botë, fitoi 56 milion dollarë, teksa Sofia Vergara pason Johansson me 44.1 milionë dollarë. /Telegrafi/