Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka dhënë një performancë në shi në qytetin e Nashville në SHBA dhe kështu i ka gëzuar edhe më shumë fansat e pranishëm.
Performanca e saj e mbrëmshme (e hënë) ishte shtyrë për disa orë nga koha e planifikuar për shkak të rrezikut për goditje të rrufesë në qendër të qytetit. Pasi koncerti filloi përfundimisht pas orës 22:00, pjesa e dytë u shoqërua nga reshje të dendura shiu.
Duke qenë se ishte një hapësirë e hapur, 70.000 fansa mbetën duke pritur performancën e saj, ndërsa Swift nuk donte të hiqte dorë nga interpretimi, kështu që performoi në shi për gati dy orë.
Everyone’s talking about midnight rain in the rain but no one’s bringing up the fact that she preformed midnight rain IN THE RAIN AFTER MIDNIGHT NO ONE ELSE WILL EVER EXPERIENCE THAT Nashville really won & I’m so happy bc y’all deserved that#NashvilleTheErasTour #TheErasTourTS pic.twitter.com/BDaygPqlmN
— Sammi🐍🖤 (@SammisRepEra) May 8, 2023
“Kjo është diçka që ne të gjithë e bëjmë së bashku. Është si një përvojë lidhjeje. Të gjithë do të largohemi nga këtu sonte duke u dukur sikur kemi kaluar nëpër një autolarje. Njerëzit do t’ju pyesin se ku keni qenë dhe ju do të thoni se ishit në ‘Eras Tour’. Jemi të gjithë të lagur si lundërza”, ka thënë këngëtarja në mes të koncertit.
https://twitter.com/celestialswiftt/status/1655864749446365184
Vendimi i saj për të vazhduar koncertin ndërkohë që binte shi, i gëzoi njerëzit në mbarë botën dhe pamjet nga performanca mblodhën shikime dhe reagime të shumta. /Telegrafi/
Taylor Swift refused to cancel her final Nashville show and performed in the pouring rain after a four-hour lightning delay. pic.twitter.com/gqSaM5U7cv
— Pop Crave (@PopCrave) May 8, 2023
📹 | Taylor Swift singing ‘Mine’ in the rain as surprise song two #NashvilleTSTheErasTour pic.twitter.com/kpirKyhviD
— Taylor Swift News 🤍 (@TSwiftNZ) May 8, 2023
📹 | Lightning striking during IKYWT last night in Nashville ⚡️ #NashvilleTSTheErasTour pic.twitter.com/vF6wjV4082
— Taylor Swift News 🤍 (@TSwiftNZ) May 9, 2023