Telegrafi

Taylor Swift është femra e parë që fiton çmimin Global Icon në BRIT Awards

(Foto: Instagram/taylorswift)

Taylor Swift është femra e parë, të cilës i është ndarë çmimi Global Icon në ceremoninë e BRIT Awards, çmimit të përvitshëm në industrinë fonografike të muzikës britanike.

Këngëtares së njohur do t’i jepet ‘gongu’ në ceremoninë që do të mbahet në O2 Arena të Londrës në kuadër të ‘Tuesday Award Show’, të evenimentit më të madh muzikor në Britaninë e Madhe që nga fillimi i pandemisë.

“Swift, e cila së fundmi e ka publikuar versionin e ri të këngës ‘Fearless’ nga viti 2008, është e njohur për ndikimin e saj të madh në muzikë në gjithë botën, repertorin e jashtëzakonshëm dhe arritjet e deritanishme”, kanë thënë organizatorët.

Kantautorja, po ashtu, është e nominuar në kategorinë ndërkombëtare të solo artisteve në evenimentin e sivjetmë të BRIT Aëards.

Në njoftimin për ndarjen e çmimeve thuhet se karriera e Swift është e pakrahasueshme, ndërsa muzika e saj ka ndikuar te milionë njerëz anekënd botës. /Telegrafi/