Telegrafi

Taylor Swift dhe Ed Sheeran bashkohen për një projekt të ri muzikor

Dy yjet e njohura të muzikës botërore janë bashkuar për një duet të radhës.

Ed Sheeran dhe Taylor Swift , të cilët bashkëpunuan në vitin 2012 për këngën “Everything Has Changed” dhe atë të vitit 2017 “End Game”, janë kthyer në studio për të regjistruar një këngë të re që mban titullin “Run”.

Ata e shkruan këngën pothuajse një dekadë më parë, gjatë sesioneve për albumin e katërt të Taylor-it “Red”, dhe tani e kanë nxjerrë nga arkiva si një këngë bonus për një botim të riregjistruar të “Red” (Versioni i Taylor), i cili do të dalë të premten e ardhshme, shkruan The Sun.

Foto: Getty

“Ata e shkruan këngën në ditën e parë që u takuan. Nuk është publikuar kurrë, por kur Taylor ishte duke ri-regjistruar albumin, ajo e dinte se donte ta gjente këtë këngë dhe ta ripunonte sepse ka një vend kaq të veçantë në zemrat e tyre”, tha një burim afër artistëve.

“Ajo e di se fansat do ta pëlqejnë atë. Ata të dy ndihen sikur do të jetë një projekt i bukur. Zërat e tyre përzihen në mënyrë perfekte. Është kaq e bukur”, vazhdoi ky burim.

Foto: Getty Images

Taylor filloi të ri-regjistronte të gjitha albumet e saj vitin e kaluar pasi të drejtat për katalogun e saj të mëparshëm u blenë nga menaxheri i muzikës, Scooter Braun.

Kështu që këtë herë ajo do të marrë fitimet nga shitjet. LP-ja e parë përfshinte këngët hit si: 22, We Are Never Ever Getting Back Together dhe I Knew You Were Trouble. /Telegrafi/

Foto: REX