Telegrafi

Taulanti i lumtur që luajti kundër Granitit, por jo edhe me rezultatin

Arsenali ka fituar ndaj Baselit me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve.

Ky takim ishte i veçantë pasi edhe një herë vëllezërit Xhaka ishin kundër njeri-tjetrit, por edhe këtë herë fitimtar doli Graniti.

Lexo po ashtu Arsenal 2-0 Basel: Mustafi fantastik, por jo dhe vëllezërit Xhaka (Foto)

Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait!”, ka shkruar Taulanit në Facebook.

Takimi i ardhshëm i kampionit zviceran në Ligën e Kampionëve do të jetë ndaj PSG-së. /Telegrafi/