Arsenali ka fituar ndaj Baselit me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve.
Ky takim ishte i veçantë pasi edhe një herë vëllezërit Xhaka ishin kundër njeri-tjetrit, por edhe këtë herë fitimtar doli Graniti.
“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait!”, ka shkruar Taulanit në Facebook.
Takimi i ardhshëm i kampionit zviceran në Ligën e Kampionëve do të jetë ndaj PSG-së. /Telegrafi/