Telegrafi

Taulanti kundër Granitit, mësohet kë e përkrahin prindërit për këtë ndeshje

Prindërit e Taulant dhe Granit Xhakës do të përkrahin Baselin për ta mposhtur sot  Arsenalin në Ligën e Kampionëve.

Vëllezërit ishin përballur me njëri-tjetrin në EURO 2016  ku Taulanti luajti për Shqipërinë, ndërsa me Zvicrën. Ky i fundit doli fitues duke mposhtur Shqipërinë 1-0.

Taulant i ka thënë ‘Telegraph’ se prindërit Elmazja dhe Ragipi do të jenë në Londër për lojën. Ky do të jetë një pushim për të dy.

Lexo po ashtu Taulanti i kërkon Granitit të jetë i durueshëm te Arsenali pavarësisht fillimit të vështirë

Ragipi dhe Elmazja kanë jetuar në Kosovë, deri në vitin 1990 kur Ragipi u lirua nga burgu pas 3 vite e gjysmë, pasi kishte kundërshtuar regjimin e atëhershëm, shkrua medium anglez.

Të dy lojtarët janë rritur në Basel si lojtarë dhe prindërit janë me këtë skuadër, pasi ua ka vjedhur zemrën. /Telegrafi/