Prindërit e Taulant dhe Granit Xhakës do të përkrahin Baselin për ta mposhtur sot Arsenalin në Ligën e Kampionëve.
Vëllezërit ishin përballur me njëri-tjetrin në EURO 2016 ku Taulanti luajti për Shqipërinë, ndërsa me Zvicrën. Ky i fundit doli fitues duke mposhtur Shqipërinë 1-0.
Taulant i ka thënë ‘Telegraph’ se prindërit Elmazja dhe Ragipi do të jenë në Londër për lojën. Ky do të jetë një pushim për të dy.
Ragipi dhe Elmazja kanë jetuar në Kosovë, deri në vitin 1990 kur Ragipi u lirua nga burgu pas 3 vite e gjysmë, pasi kishte kundërshtuar regjimin e atëhershëm, shkrua medium anglez.
Të dy lojtarët janë rritur në Basel si lojtarë dhe prindërit janë me këtë skuadër, pasi ua ka vjedhur zemrën. /Telegrafi/