Telegrafi

Taulanti i kërkon Granitit të jetë i durueshëm te Arsenali pavarësisht fillimit të vështirë

Taulant Xhaka ka komentuar aventurën e vëllait të tij, Granit Xhakës te Arsenali.

Mesfushori i Baselit ka thënë se 24-vjeçari duhet të jetë i durueshëm te Topçinjtë pavarësisht fillimi të vështirë.

Lexo po ashtu Historia e familjes Xhaka: Prej burgut të Ragipit deri tek përballja e Ligës së Kampionëve

“Duhet të jetë i durueshëm, por ai e dinë këtë dhe jam i sigurt se do të bëj progres”, ka thënë Taulanti për Telegraph.

“Wengeri është një trajner i cili nxjerrë shumë nga të rinjtë, ai i jep atyre besim dhe provon t’i ndihmon ata si njerëz. Ishte njëjtë kur kaloi në Gjermani, i është dashur pak kohë, por ka mësuar shumë”.

Lexo po ashtu Granit Xhaka kujton me nostalgji ditët e para të tij dhe Taulantit si futbollistë (Foto)

“Ai ka ndryshuar, ka vetëbesim te vetja, është më i hapur me njerëzit. Ishte një hap i mirë kalimi te Arsenali. Graniti është rehat dhe shumë inteligjent. Është i lumtur atje dhe tashmë ka shënuar disa supergola”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/