Taulant Xhaka i është rikthyer llogarisë zyrtare në facebook pas një heshtje që zgjaste prej disa muajsh.
Ai ka lënë një mesazh që i kushtohet duelit kundër të vëllait, Granit Xhakës.
Bëhet fjalë për takimin mes Arsenalit dhe Baselit, i cili do të zhvillohet javën e ardhme në stadiumin St.Jacob të Baselit, transmeton Telegrafi.
“Miq të dashur! Së shpejti dueli tjetër kundër vëllait tim. Basel vs. Arsenal”, ishte mesazhi në gjermanisht dhe në shqip i publikuar nga mesfushori i përfaqësueses shqiptare.
Ky do të jetë dueli i tretë si kundërshtarë i dy vëllezërve Xhaka. Të parin e kanë luajtur në vitin 2012, në një ndeshje të kampionatit zviceran, kur Taulanti, i huazuar te Grasshoper, luajti përballe Granitit, i cili asokohe vishte fanellën e Baselit.
Ndërsa dueli i dytë ishte në kuadër të kampionatit evropian mes kombëtares zvicerane dhe shqiptare. /Telegrafi/