Mesfushori fantastik i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka festë sot, pasi 25 vite më parë ai është lindur në qytetin e njohur zviceran Basel.
Taulanti feston 25 vjetorin e lindjes në grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë, një ditë para sfidës miqësore përballë Luksemburgut.
Ylli i ‘kuqezinjve’, ka nisur karrierën e tij futbollistike tek gjiganti zviceran Basel, ku edhe sot vazhdon të jetë njëri nga lojtarët kryesor tek kampioni zviceran.
Deri më tani Taulanti ka ndërruar vetëm një herë Baselin, kur në vitin 2012 ishte huazuar tek Grasshopper për një vit ku edhe fitoi Kupën e Zvicrës me GC, ndërsa deri më tani ai ka edhe katër tituj të kampionit zviceran.
Xhaka ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat nga U17 deri më U21, para se t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.
Deri më tani me ‘kuqezinjtë’ e De Biasit, Taulanti ka zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje por ende nuk ka shënuar gol.
Prishtinasi është njëri nga lojtarët më të preferuar të tifozëve shqiptarë falë grintës së tij në fushë.
Urime Taulant, vazhdo me suksese në klub dhe me Kombëtaren shqiptare. /Telegrafi/