Telegrafi

Taulant Seferi pas dy golave: Jam shumë i lumtur, fitore fantastike para gjithë shqiptarëve

Taulant Seferi ka thënë se është shumë i lumtur që u rikthye te goli në fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë me rezultat 3-0.

Sulmuesi tha ndër të tjera që kjo ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren”.

“Shumica nuk kanë besuar te unë, por falënderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmë e zotit ia shpërbleva atij, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve.

“Unë jam një njeri i thjesht, që i kam parë të gjitha komentet dhe kritikat, por përgjigja ime ishte në fushën e lojës dhe falënderoj zotin, trajnerin e familjen time”, ka thënë Seferi. /Telegrafi/