Edhe Channing Tatum është ndër aktorët që janë penduar për ndonjë gjë që kanë bërë gjatë karrierës së tyre, veçanërisht kur mendon për angazhimin që kishte në filmin “G.I Joe: Rise of Cobra”.
Megjithëse filmi ka fituar një shumë të majme parash, 302 milionë dollarë në mbarë botën, 35-vjeçari, ka thënë se e ka pranuar rolin vetëm sa për ta përmbushur obligimin që kishte si pjesë e kontratës me shtëpinë filmike Paramount Pictures, përcjell emisioni Express i KTV-së.
“Do të jem i sinqertë. E urrej atë film. Isha i detyruar ta bëja, kisha kontratë për të realizuar tre filma dhe si i ri më është dukur e mahnitshme ajo që po bëja”, është shprehur Tatum.
Por, përderisa si fëmijë ishte adhurues i filmave të tillë fiktiv, nuk ishte ngazëllyer kur studioja filmike e kishte ftuar për këtë rol. “Skenari nuk ishte aspak i mirë”, ka shtuar aktori.
Megjithatë, ai u shpreh optimist, duke reflektuar se përfshirja në këtë projekt filmik nuk ia ka dëmtuar karrierën. “Mund të kishte qenë… ‘Scream 5’ apo ndonjë i tillë”, ka thënë ai.