Ibrahim Tatlises ka dëshpëruar përkrahësit e partisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në fakt, ai ishte paraparë që të jetë kandidat për deputet i partisë së AKP-së, por kjo nuk do të jetë e mundur shkaku i shëndetit të këngëtarit turk, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Tatlises aktualisht ndodhet në Miami të SHBA-ve ku po shërohet pas një ndërhyrje kirurgjike në kokë.
Vlen t theksohet se partia e Erdoganit në sondazhet e fundit nuk ka dal mirë, përkatësisht nuk do të mund ta fitoj shumicën parlamentare. /Telegrafi/