Site icon Telegrafi

Tatimi nuk paguhet në veri, kryetarët në vështirësi për gjetjen e stafit

Qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq nuk paguajnë tatim në pronë, për lejet e ndërtimit dhe për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Kjo është vetëm një nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për katër komunat veriore me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarët shqiptarë.

Megjithatë, lidhur me këtë çështje kanë filluar të merren veprime nga kryetari i Komunës së Zubin Potokut, veçse thekson faktin që po hasin në shumë vështirësi.

“Kemi pasur dhe ende kemi mungese të stafit dhe mungese, e zëmë zyra që do grumbullonte tatimin, ende kemi probleme me grumbullimin e stafit teknik, për të identifikuar të gjitha pronat dhe biznese”, ka thënë Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut.

Zeqiri shton se për këtë nevojitet ndihma e nivelit qendror, pasi që vet si komunë e kanë vështirë të arritshme.

“Gjithsesi nga duhet e vazhdueshme ndihma, prej niveli qendror dhe vazhdimisht të jemi të harmonizuar për punën, dhe aty ku mund të na ofroj ndihmë niveli qendror mirë është të na ofroj.”

Gjendje e ngjashme është edhe në Mitrovicën e Veriut.

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Betim Osmani, thotë që pagesa e tatimit është diskutuar në një mbledhje Kuvendit Komunal.

“Ne si asamble inkurajuam nivelin lokal që sa më shpejt të fillojë implementimin e pagesave të tatimit, pasi që si e dimë komuna e Mitrovicës Veriore është e vogël si territor dhe kishin me ndiku shumë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicën Veriore”, tha Osmani.

Kurse Osmani për dallim nga raporti i ZKA-së shton se në këtë komunë janë liruar shumë hapësira publike, dhe se komuna duhet të filloj t’i jap në shfrytëzim për qytetarët e saj. /Dukagjini/

Exit mobile version