Bashkëpunimet e realizuara këto ditë janë duke paralajmëruar një garë të madhe për hitin e këtij sezoni në muzikën shqipe.
“Bow Down” është dueti që e sollën Enca Haxhia dhe Noizy e që për tri ditë (e publikuar më 15 qershor) numëron mbi dy milionë shikime në YouTube.
Me një duet të radhës kanë ardhur edhe Ghetto Geasy dhe Majk. Kënga titullohet “Ajo” dhe është publikuar më 16 qershor. Aktualisht numëron mbi 1.3 milionë shikime.
Të premten (17 qershor) e lansuan bashkëpunimin e tyre Capital T dhe Dhurata Dora, “Bongo”, që hy në konkurrim për hitin e verës.
Sidoqoftë, është akoma herët dhe pritet të publikohen edhe shumë këngë të tjera që do t’i rivalizojnë këto që i përmendëm. /Telegrafi/