Përmes një komunikate për media, Milani ka konfirmuar se Paolo Maldini është larguar nga klubi që i pason njoftimet se legjenda është shkarkuar nga pronari Gerry Cardinale.
“AC Milan njofton se Paolo Maldini përmbyll rolin e tij në klub, me efektivitet nga 5 qershori 2023”.
“E falënderojmë atë për vitet e shërbimit në atë rol duke kontribuuar në rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe fitimin e Scudettos në sezonin 2021/2022”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Maldini ka qenë një legjendë e Rossonerëve duke kaluar gjithë karrierën fubtollistike te klubi milanez, ndërsa nga vitit 2018 u angazhua si drejtor.
Problemet u shfaqën pas takimit në mëngjesin e të hënës për të diskutuar në lidhje me strategjinë dhe planifikimin për sezonin e ardhshëm.
Gjërat kanë shkuar keq, aq sa u spekulua se raportet mes Maldinit dhe Cardinales u prishën në nivel të pariparueshëm. /Telegrafi/