Telegrafi

Tashmë dihet, Granit Xhaka konfirmon kalimin te Arsenali në Instagram (Foto)

GELSENKIRCHEN, GERMANY - OCTOBER 28: Granit Xhaka of Borussia Monchengladbach celebrates victory after the DFB Cup match between FC Schalke 04 and Borussia Moenchengladbach held at Veltins-Arena on October 28, 2015 in Gelsenkirchen, Germany. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Bongarts/Getty Images)

Tashmë ka mbetur që vetëm Arsenali të konfirmojë zyrtarisht transferimin e Granit Xhakës dhe kjo është vetëm formalitet.

Mesfushori i ri i “Topçinjve” pas shumë muajsh spekulime duket se ka nënshkruar me Arsenalin.

Pas raportimeve të medieve për këtë gjë, tash edhe vet lojtari ka konfirmuar se është lojtar i Arsenalit.

Xhaka ka bërë ‘like’ në Instagram dy fotografi të një fansi të Arsenalit me fanellën e Xhakës me numrin 34.

Arsenali raportohet se ka paguar 34 milionë funte për Granit Xhakën, dhe konfirmimi zyrtar pritet të vijë para Euro 2016. /Telegrafi/