Site icon Telegrafi

“Përballje”: Demarkacioni nuk garanton liberalizim të vizave (Video)

Në emisionin “Përballje” është diskutuar për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në çfarë faze të integrimit evropian është Kosova? Pse vetëm Kosova ka mbetur shteti i vetëm nga rajoni pa lëvizje të lirë në shtetet e Bashkimit Evropian?

A është demarkacioni kushti kryesor për liberalizimin e vizave në Kosovë apo korrupsioni? Kush thotë se votimi i çështjes së demarkacionit nuk e garanton liberalizimin e vizave? Cilat janë kriteret e pa përmbushura të liberalizimit?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Mimoza Ahmetaj – Ministre e Integrimit Evropian;

Ilir Deda – deputet në Kuvendin e Kosovës dhe

Besa Shahini – analiste

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/

 

Exit mobile version