Sampdoria ka konfirmuar se sulmuesi Patrik Schick nuk do t’i bashkohet Juventusit, pasi dy klubet janë pajtuar të tërhiqen nga marrëveshja.
Kemi raportuar se Bianconerët e tërhoqën ofertën e tyre prej 25 milionë eurosh për çekun si pasojë e problemeve shëndetësore, mirëpo klubi që e pronëson ka njoftuar se vendimi ishte i dyanshëm.
“Sampdoria dhe Juventusi bëjnë të ditur se ishte një marrëveshje e përbashkët që të mos e finalizonin transferimin e lojtarit Patrik Schick”, thuhet në njoftimin e Blucerchiati.
Mediat kanë raportuar se arsyeja e dështimit të transferimit ishte një problem në zemër që është zbuluar gjatë ekzaminimeve mjekësore te Zonja e Vjetër.
Nuk dihet se a do të vazhdojë të luajë Schick, apo do t’i nënshtrohet ndonjë trajtimi për ta tejkaluar këtë problem. /Telegrafi/