Telegrafi

Tash është zyrtare, Enca pjesë e Universal Music (Foto)

Një tjetër këngëtare shqiptare pritet të ndërtojë karrierë ndërkombëtare.

Pas Rita Orës, Dua Lipës e Era Istrefit, pritet që edhe Enca Haxhia të hyjë në tregun botëror të muzikës.

Lexo po ashtu Enca Haxhia bëhet pjesë e një kompanie ndërkombëtare (Foto)

Muaj më parë është bërë e ditur se këngëtarja nga Shqipëria ka arritur marrëveshje me Universal Music dhe tashmë duket se gjithçka është zyrtare.

Enca ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale për ta konfirmuar zyrtarizimin e marrëveshjes.

“Familja e re… Më uroni fat! Universal Music, tash është zyrtare!”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/