Një tjetër këngëtare shqiptare pritet të ndërtojë karrierë ndërkombëtare.
Pas Rita Orës, Dua Lipës e Era Istrefit, pritet që edhe Enca Haxhia të hyjë në tregun botëror të muzikës.
Muaj më parë është bërë e ditur se këngëtarja nga Shqipëria ka arritur marrëveshje me Universal Music dhe tashmë duket se gjithçka është zyrtare.
Enca ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale për ta konfirmuar zyrtarizimin e marrëveshjes.
“Familja e re… Më uroni fat! Universal Music, tash është zyrtare!”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/