Site icon Telegrafi

Tare kryeson sondazhin e CdS për drejtorin sportiv më të mirë në Serie A

Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serie A?

Kjo është pyetja që Corriere Dello Sport u drejton lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për menaxhimin që i ka bërë tregut së Lazios sezonet e fundit, çka është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër.

44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Fabio Paraticci i Juventusit dhe Cristiano Giuntoli i Napolit me nga 14%.

Më pas renditen Giovanni Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%.

Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh të Corriere Dello Sport nuk është mbyllur akoma (VOTO). /SS/

Exit mobile version