Igli Tare sa ishte lojtar aktiv luajti me Simone Inzaghin dhe Pep Guardiolan, që të dy tani trajnerë të mëdhenj në botën e futbollit, duke drejtuar në klube si Inter dhe Manchester City.
Ish-drejtori i Lazios sa ishte sulmues luajti me Inzaghin në Lazio – ndërsa më vonë te Brescia ishte shok skuadre me Guardiolan.
“Kur Simone ishte lojtar, tashmë mund të ndjeje diçka të veçantë, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Guardiolan. Ata thjesht kishin atë diçka të vogël shtesë”.
“Simone mund të duket i qetë dhe e lumtur, por është një maskim. Në realitet, ai është një mendimtar shumë i thellë dhe i fokusuar në çdo detaj të vogël, nga minuta e parë deri në fund të ditës së tij të punës”.
“Ai gjithashtu ka diçka më shumë se trajnerët e tjerë në mënyrën se si arrin të krijojë një raport me ekipin dhe me lojtarët individualë”, ka thënë Tare.
Dyshja u përballën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, dhe pavarësisht dallimeve të mëdha në buxhet, Interi u mund ngushtë nga Manchester City i Guardiolës.
“Tabela e thotë mjaft qartë se Interi është skuadra më e fortë në Serie A”.
“Unë mendoj se Juventusi është në vendin e dytë, por prisja më shumë prej tyre, duke pasur parasysh se ata nuk janë në garat evraopiane. Ata mbeten një skuadër e fortë, ashtu si Milani. Do të them se ajo që po bën Bologna është një befasi e mrekullueshme, me të vërtetë është një kënaqësi për t’u parë”, ka thënë Tare. /Telegrafi/