Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sqaroi arsyet se pse nuk ka votuar në zgejdhejet presidenciale.
“Nëse dilja të votoja, të gjithë do të mendonim se kam votuar për Siljanovskën “, tha Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se shumica e anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët kanë votuar për Stevo Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor.
Taravari gjithashtu tha se në zgjedhjet e ardhshme kuvendare opozita shqiptare do ta mposhtë Bashkimin Demokratik për Integrim./Telegrafi/