Site icon Telegrafi

Taravari shkarkon drejtorin e Spitalit të Kumanovës

Ministri i Shëndetësisë njofton se ka shkarkuar drejtorin e spitalit të Kumanovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Jemi këtu në ngushëllime për ngjarjen që ka ndodhur pardje. E lexova raportin që e kishte përgatitur Inspektorati Sanitar, dhe mbasi e lexova raportin menjëherë e kam shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës.

Do t’i analizojmë të gjitha dokumentet dhe të njëjtat do të dorëzohen në prokurori”, tha Taravari.

Taravari thotë se nesër do të bëjnë zgjedhjen e drejtorit të ri të spitalit në Kumanovë.

Shkarkimi i drejtorit vjen pas vdekjes së një 32-veçarit nga Kumanova./Telegrafi/

Exit mobile version