Kanë kaluar 12 vite qëkur u lansua filmi i parë “Kill Bill” dhe tani Quentin Tarantino ka njoftuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që të xhirohet edhe vazhdimi i tretë.
Në promovimin e filmit “The Hateful Eight”, filmbërësi i famshëm ka folur edhe për filmin me protagoniste Uma Thurmanin që ka pasur dy volume.
“Karakteri i Umas, Beatrix Kiddo, ka përjetuar shumëçka, prandaj kam dashur që ta lë të qetë për një kohë të gjatë”.
“Kam dashur ta lë që të kalojë pakëz kohë me vajzën e saj, në mënyrë që vërtet ta shijojë jetën. Ideja është që të gjithë të plaken, ashtu siç janë në të vërtetë”, ka deklaruar Tarantino.
Ai është i bindur se Umas do t’i pëlqejë shumë të luajë sërish në atë film. /Telegrafi/