Tara Muharremi vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit, po i futet botës së muzikës,
Tara së shpejti do të publikoj këngën e saj të parë. Siç duket fëmijët do të kenë edhe një këngë më shumë festive kjo pasi që teksti i dedikohet festës së vitit të ri.
Burime të 21media, mësojnë se muzika e këngës është punuar nga Blero dhe producenti Prygo ndërsa teksti është shkruar nga Teuta.
Kujtojmë se Blero dhe Teuta ka kohë që janë ndarë. Tani Teuta është e martuar me trajnerin e fitnesit, Adonis Morina ndërsa Blero është me modelen Afrona Dika.