Wesley Fofana është objektivi kryesor i Chelseat për repartin e mbrojtjes, por londinezët po hasin në vështirësi për të nënshkruar me francezin.
Leicester City deri më tani ka refuzuar të gjitha ofertat dhe është i vendosur ta mbaj Fofanan në skuadër.
Kësisoj Chelsea ka filluar të shikoj alternativa të tjera dhe njëri nga ta është Edmond Tapsoba.
Qendërmbrojtësi afrikan ka shkëlqyer viteve të fundit me Bayer Leverkusenin dhe ka zgjuar interesimin e Chelseat.
23-vjeçari nga Burkina Faso është i gatshëm për ta bërë një hap të madh në karrierë dhe agjentët e lojtarit kanë udhëtuar drejt Londrës për të biseduar me Chelsean.
Nga ana tjetër Leverkusen është gati ta shes yllin e mbrojtjes nëse vije vetëm një ofertë mbi 45 milionë euro.
Tapsoba është bashkuar me Leverkusenin në verën e vitit 2020 nga Guimaraes për 20 milionë euro. /Telegrafi/