Ky është momenti kur një tank rus shpërthen në një top flake kur goditet nga forcat ukrainase.
Këto pamje janë publikuar nga brigada e 225 e mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Tanku po operonte në një rrugë dhe kishte në bord së paku tre ushtarë rusë. Për një moment pason një shpërthim shumë i fuqishëm, duke e shkatërruar tankun.
Megjithatë, pas disa çasteve tre ushtarë të mbuluar nga hiri shihen duke dalë nga tanku.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet. /Telegrafi/