Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur tanku rus i kohës së Bashkimit Sovjetik hidhet në erë dhe bëhet copa, kur shkelë në minën anti-tank të vendosur nga ukrainasit.
Videoja është realizuar me dron nga brigada e 56-të e motorizuar e forcave të armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për tankun T-72B3 që pasi goditet dhe bëhet copa, fillon të mbulohet nga tymi i zi dhe më pas zjarri që e shkatërron plotësisht.
Ndryshe në lindje të Ukrainës, përkatësisht në qytetin Bakhmut po vazhdojnë luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.
E kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin që ka stacionuar atje trupat e tij, vazhdimisht po ankohet se po anashkalohet nga ministria ruse e Mbrojtjes, të cilët po i akuzon se nuk po i dërgojnë municion. /Telegrafi/