Telegrafi

Tanku rus goditet nga arma anti-tank e forcave ukrainase, filmohet shkatërrimi masiv

Forcat ukrainase kanë publikuar momentin kur një tank rus goditet nga një armë anti-tank.

Ushtari ukrainas i cili po fshihej në shkurre, iu afrua tankut që po kalonte në një rrugë dhe e qëlloi me armën anti-tank, transmeton Telegrafi.

Ushtari brenda tankut si duket i konfuzuar po vazhdonte të lëvizte përsëri, duke takuar kështu një tank tjetër që gjendej aty pranë.

Tanku rus i qëlluar dhe në lëvizje qëllohet nga raundi i dytë i një arme anti-tank.

Nuk dihet se në cilën zonë janë qëlluar pamjet megjithatë luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut. /Telegrafi/