Pamjet dramatike tregojnë momentin kur forcat ukrainase hedhin në erë tankun ruse në periferi të qytetit Bakhmut.
Këto pamje u publikuan nga Brigada e 3-të e Veçantë Sulmuese e Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Tanku i blinduar i cili ishte duke operuar në një zonë të hapur u hedh në erë duke u bërë copa.
Pamjet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/