Site icon Telegrafi

Për herë të parë u pa dje në fushëbetejë Abramsi në Ukrainë, por çfarë është tanku amerikan?

Tanku i shumëkërkuar amerikan Abrams është parë në fushëbetejë në Ukrainë, që po cilësohet si hera e parë që është filmuar në aksionet duke u përdorur për të bombarduar pozicionet e rusëve në afërsi të qytetit të pushtuar Avdiivka.

Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin tankun amerikan që përdoret nga Brigada e 47-të e trupave ukrainase, që luftuan në Avdiivka derisa morën urdhër që të tërhiqen, transmeton Telegrafi.

Tani rusët kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por ukrainasit vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në afërsi të qytetit ku nga atje po vazhdojnë të godasin rusët siç edhe mund të shihet në videon e publikuar.

Lexo po ashtu Dy vjet luftë kundër Rusisë, G7 vjen me një mesazh të fuqishëm për Ukrainën

Pamjet nga droni shfaqin ndërprerjen e sulmit rus në periferi të Avdiivkas, që e realizuan trupat e Brigadës së 3-të të ushtrisë ukrainase.

Rusët tentuan të sulmojnë pozicionet e ukrainasve, por bombat me dronë të hedhur mbi makinerinë e tyre ua pamundësojë kryerjen e këtij aksioni.

Aty ishte edhe Abrams që u është dhënë ukrainasve nga qeveria amerikane, prej të cilëve prej kohësh e kishte kërkuar këtë tank shumë efikas.

Po çfarë janë tanket Abrams që ushtria amerikane i përdor dhe 31 sosh ia dhuroi Ukrainës?

M1 Abrams konsiderohet si një “vepër arti”, dhe është një tank shumë më i fuqishëm sesa tanket ruse të prodhuara në kohën e Bashkimit Sovjetik, që aktualisht operojnë në territorin e Ukrainës.

Ka një mitraloz të kalibrit 12.7 milimetea si dhe një tjetër 7.62 M240. Rrezja e veprimit është 1.005 kilometra, ka motor me benzinë me fuqi motorike 1.500 kuaj-fuqi.

Brenda kabinës mund të futen katër ushtarë dhe lëvizë me shpejtësi maksimale prej 67.5 kilometra në orë. Është 3.7 metra i gjerë, 9.7 i gjatë dhe 2.4 i lartë.

Ajo çfarë e karakterizon këtë tank është preciziteti i gjuajte nga topi që ka predha prej 120 M256 dhe deri më tani ka operuar në dhjetëra vende të botës në luftime.  /Telegrafi/

Exit mobile version