Site icon Telegrafi

Tanket ruse kalojnë nëpër Berdyansk, qytet i vogël ukrainas në jug të vendit

Tanket ruse janë parë duke kaluar nëpër Berdyansk, një qytet të vogël ukrainas në jug të vendit të dielën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Berdyansk, është një qytet port me një bazë detare në bregun verior të Detit Azov, në juglindje të Ukrainës, ku jetojnë 100,000 njerëz.

Ai ndodhet afër gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, dhe nga i cili nisi një nga disa forcat pushtuese.

“Zoti im, një tjetër!” thotë një banor i habitur duke parë një kolonë tankesh ruse të pushtojnë qytetin portual të Berdyansk në jug të Ukrainës të dielën, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se janë rreth 15 prej tyre deri më tani. Janë të panumërt…”. /Telegrafi/

Exit mobile version