Site icon Telegrafi

Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës

Tanket izraelite kanë bllokuar rrugën kryesore që ndan lindjen dhe perëndimin e Rafahut, duke rrethuar efektivisht të gjithë lindjen e Gazës.

Sipas banorëve, gjatë gjithë kohës në atë pjesë ka luftime intensive midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit dhe ISIS-it.

Edhe pse Izraeli ka urdhëruar civilët të largohen nga qyteti i jugut të Gazës, duke detyruar kështu dhjetëra mijëra njerëz të kërkojnë strehim në një vend tjetër, atje ende gjendet një numër i madh i civilëve.

Pas shumë paralajmërimeve nga SHBA-ja si aleati kryesor i tij, Izraeli përsëri këmbëngul të vazhdojë sulmet në Rafah për të eliminuar mijëra luftëtarë të Hamasit që beson se strehohen atje, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Borrell zbulon se cilat shtete do ta njohin Palestinën këtë muaj

“Nuk është i sigurt, Rafah nuk është i sigurt, tanket janë kudo që nga dje”, tha Abu Hassan, banor i Tel al-Sultan në perëndim të Rafahut.

“Po përpiqem të largohem por nuk mund ta përballojë blerjen e një tende për familjen time. Ushtria po synon të gjithë qytetin jo vetëm lindjen”, shtoi Hassan.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se forcat e saj kanë gjetur disa boshte tunelesh të luftëtarëve të Hamasit.

Ndryshe, tanket izraelite tashmë kanë bllokuar Rafahun lindor duke mbyllur kështu të vetmin vendkalim midis enklavës palestineze dhe Egjiptit.

Perspektiva e një sulmi në Rafah ka ndikuar në një përçarje midis Izraelit dhe SHBA-së e cila ka bllokuar dërgesat e armëve në Izrael, për herë të parë që nga fillmi i luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version