Tanket izraelite kanë hyrë në skajin e qytetit të Gazës dhe kanë prerë një rrugë kyçe nga veriu në jug të territorit palestinez të shkatërruar nga lufta, thanë dëshmitarët për AFP.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dëshmitarët thanë se tanket u panë në lagjen Zaytun.
“Kanë prerë rrugën Salahedin dhe qëllojnë çdo mjet që tenton të ecë përgjatë saj”, citohet të ketë thënë një banor.
Faten Elwan has more from Palestine's Ramallah on latest Israeli raids in occupied West Bank pic.twitter.com/BMmOgo2O64
— TRT World Now (@TRTWorldNow) October 30, 2023
Ndaras nga kjo, automjetet e blinduara izraelite lëvizin nga lindja e Gazës dhe arrijnë në rrugën Salah al Din në qytetin e Gazës, sipas dëshmitarëve që flasin për Anadolu Agency.
As we continue to expand our ground operations in northern Gaza:
?IAF aircraft, guided by IDF troops, struck Hamas structures.
?Anti-tank missile launch posts & observation posts were struck.
?Multiple terrorists were eliminated. pic.twitter.com/XMwKPKGZ1R— Israel Defense Forces (@IDF) October 29, 2023
Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha gjithashtu gjatë një konference të rregullt për shtyp se po “përparon gradualisht” në Gaza dhe do të shtojë ofensivën “sipas fazave, qëllimeve të luftës”.
Forcat izraelite kanë shtuar operacionet tokësore në Gaza ditët e fundit pas një bombardimi ajror të enklavës së rrethuar pasi grupi palestinez Hamas filloi një sulm të madh ndaj Izraelit. /Telegrafi/