Njihuni me njësinë anti-tank ukrainase të Brigadës së 25-të Ajrore që ka shkatërruar tashmë më shumë se 40 pajisje ushtarake ruse.
Komandanti i njësisë Ivan Phantom thotë se ekipi punon me armë anti-tank sikurse me Javelin, Fagot dhe Stugna-P, transmeton Telegrafi.
“Njësia jonë kryen misione në zonat që mund të vihen në cak nga tanket dhe në kufijtë midis batalioneve, duke ofruar mbështetje në luftën e tankeve. Reparti i kryen gjithmonë detyrat e veta, duke iu përshtatur terrenit dhe rrethanave”, deklaroi Phantom.
This anti-tank unit of the 25th Airborne Brigade has already destroyed more than 40 pieces of russian military hardware.
This number will continue to increase daily. Unless the occupiers get out of Ukraine and go home. pic.twitter.com/I6zvR8EHxu— Defense of Ukraine (@DefenceU) August 1, 2023
“Në total kemi shkatërruar 40 automjete luftarake ruse”, shpjegoi ai.
Skuadra e tij ka shkatërruar mjete luftarake të këmbësorisë, mjete të blinduara të lehta dhe një tank.
Distanca më e lartë që ata kanë shkatërruar një objektiv ka qenë 5,600 metra me mjetin Stugna-P, derisa distanca më e shkurtër 700 metra.
“Tanket digjen më mirë kur janë të mbushur me rusë dhe me municione brenda”, thotë Phantom. /Telegrafi/