Telegrafi

“Tanke, automjete të blinduara e antitank”, Franca po e ndihmon sërish ushtarakisht Ukrainën

Franca po përgatit paketën e ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila u diskutua së fundmi nga presidentët e të dyja vendeve.

Kievi do të marrë 128 automjete të blinduara VAB, 18 obusa vetëlëvizëse Cezar dhe 24 tanke të lehta.

Lexo po ashtu Ukraina po ndërton dronë luftarak të pajisur me AI

Franca do të furnizojë gjithashtu Ukrainën me raketa antitank, kamionë dhe radarë, raporton pravda.com.ua.

Franca pret që mbi 2000 ushtarë ukrainas të fillojnë stërvitjen në qendrat e trajnimit francez në muajin shtator.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pohoi se kishte diskutuar për ekzekutimin e vendimit të miratuar në Samitin e Paqes, si dhe përgatitjen e paketës së ardhshme franceze të mbrojtjes për Ukrainën, bashkëpunimin e sigurisë dhe stërvitjen ushtarake, me homologun francez Emmanuel Macron.

Para kësaj, presidenti francez njoftoi se Ukraina do të furnizohej me disa aeroplanë luftarakë francezë Mirage 2000-5 dhe 4500 ushtarë ukrainas do të trajnohen në Francë në kuadër të “bashkëpunimit të ri” me Kievin.

Lexo po ashtu Dronët detarë të ukrainasve godasin bazën ruse në Krime – pamje nga aksioni

Macron deklaroi se pilotët dhe mekanikët ukrainas për Mirage 2000-5 do të stërviteshin në Francë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/