Mikel Arteta synon të forcojë mesfushën e Arsenalit këtë verë në mënyrë që të rrisë shpresat e tyre për titull në Ligën Premier.
Trajneri spanjoll e di se pa përforcime cilësore është shumë e vështirë të thyhet dominimi i kampionit në fuqi Manchester Cityt.
Topçinjtë janë duke kërkuar një lëvizje për mesfushorin e RB Leipzig, Dani Olmo, i cili ka impresionuar me tre gola dhe dy asistime për Spanjën në Euro 2024.
Olmo është objektivi kryesor i Barcelonës, por Arsenali po synon që t’ia rrëmbejë katalunasve mesfushorin spanjoll.
Aftësia e Olmos për të asistuar dhe për të çuar topin përpara e bën atë një partner ideal për Martin Odegaard me të dy lojtarët që preferojnë të luajnë topin përpara.
Mediat në Ishull kanë raportuar se Arteta e pëlqen shumë bashkëkombësin e tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Olmos.
RB Leipzig është gati ta shes yllin e skuadrës dhe po pret një ofertë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/