Telegrafi

Tan Brahimi dorëhiqet nga gara e Big Brother VIP Albania, lë shtëpinë me vetëdëshirë

Aktori Tan Brahimi i bashkohet listës së banorëve të larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ai dha dorëheqjen nga gara e madhe e 100 mijë eurove, duke dhënë si arsye presionin e vazhdueshëm që ndjen brenda në shtëpi.

Aktori shkodran tregoi në dhomën e rrëfimit se e kishte bërë këtë kërkesë disa herë gjatë javës, por që vendimi final u mor tek në mbrëmjen e spektaklit.

Të martën, ai tronditi opinionin me rrëfimin e historisë së trishtë, se si aksidenti i shkaktuar nga ai i kishte kushtuar me humbjen e jetës së prindërve të tij para shumë viteve.

Lexo po ashtu Rrëfimi tronditës i Tanit në BBVA - drejtoi veturën që shkaktoi aksidentin fatal të prindërve të tij

Tan Brahimi mbahet mend si një prej konkurrentëve më karizmatikë të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Nga BBVA me vetëdëshirë janë larguar edhe këngëtarja Valbona Mema, gazetari Bledi Mane dhe gazetarja Zhaklina Gjolla. /Telegrafi/