Aktori Tan Brahimi i bashkohet listës së banorëve të larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Ai dha dorëheqjen nga gara e madhe e 100 mijë eurove, duke dhënë si arsye presionin e vazhdueshëm që ndjen brenda në shtëpi.
Aktori shkodran tregoi në dhomën e rrëfimit se e kishte bërë këtë kërkesë disa herë gjatë javës, por që vendimi final u mor tek në mbrëmjen e spektaklit.
Të martën, ai tronditi opinionin me rrëfimin e historisë së trishtë, se si aksidenti i shkaktuar nga ai i kishte kushtuar me humbjen e jetës së prindërve të tij para shumë viteve.
Tan Brahimi mbahet mend si një prej konkurrentëve më karizmatikë të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Nga BBVA me vetëdëshirë janë larguar edhe këngëtarja Valbona Mema, gazetari Bledi Mane dhe gazetarja Zhaklina Gjolla. /Telegrafi/